Wenger: Nuk ishim në nivelin e duhur

Sporti

Wenger: Nuk ishim në nivelin e duhur

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 12:43

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, e pranon se futbollistët e tij nuk ishin në nivelin e duhur dhe si rrjedhojë e kësaj pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Dortmundi. Ai tha se ishin edhe pak pa fat dhe u kthyen duarthatë, në sfidën e parë të grupit D në Champions League. “Mendoj se ne nuk ishim në nivelin e duhur. Dortmundi e merituan fitoren. Ende besoj se ne ishim pak pa fat 10 sekonda para pauzës dhe pas këtij goli ishte vështirë, sigurisht”, ka thënë Wenger. Arsenali shpreson në sfidat e ardhshme të mbledhë pikë të mjaftueshme për të kaluar grupin. Ata janë në grup me Galatasarayn, Dortmundin dhe Anderlecht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat