Gashi u licencua nga UEFA si trajner i kategorisë A

Sporti

Gashi u licencua nga UEFA si trajner i kategorisë A

Nga: Laurat Mulliqi Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:16

Kohë më parë ish-futbollisti I Besës të Pejës dhe disa klubeve sportive, Sahit Gashi u licencua për trajner nga UEFA, së pari duke marrë licencën B dhe së fundi atë A. Gashi ishte njëri ndër futbollistët e shquar pejan i cili karrierën e nisi në klubin “Drita” nga Raushiqi. Me 1976 ai kaloj në “Kristal” të Pejës për të cilin klub luajti deri në vitin 1981 kur edhe u burgos për veprimtarinë e tij patriotike. Pas vuajtjes së dënimit ai u kthye përsëri në “Kristal” në të cilin klub luajti për disa vite. Sahiti pasi migroj në Gjermani u inkuadrua në klubin e futbollit “Asaraj” i formuar nga turqit. Pas kthimit në vendlindjes luajti për KF “Besa” deri në vitin 1996. Në kushte të okupimit ishte njeri ndër organizatorët e pavarësimit të sportit pejan pikërisht futbollit duke organizuar Ligën e futbollit dhe mbajtur turne të ndryshëm . Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai aktivizohet si trajner në klubin “Besa” , derisa fillon edhe lufta në Kosovë, në të cilën luftë edhe ai ishte pjesëmarrës. Pas përfundimit të luftës Gashi (2000) me sukses e udhëhoqi klubin e futbollit “ Shqiponja’ për 8 vite me radhë. Entuziazmi i tij bëri që ai të kualifikohet edhe më shumë në këtë lëmi sportive, por tash si trajner i futbollit duke mbaruar shkollimet përkatëse , për të qenë në shërbim të gjeneratave te reja . Licencat për trajner të kategorive B dhe pastaj edhe A e mori në Shqipëri. Sigurisht së kontributi i këtij sportisti pejan do të jetë edhe më i madh në ushtrimin dhe zbulimin e talenteve të rinj të sportit më të popullarizuar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat