Inter, Icardi tani vlen 40 mln Euro

Sporti

Inter, Icardi tani vlen 40 mln Euro

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 23:19

Për Interin shpërthimi i Icardit është shumë i rëndësishëm edhe në këndvështrimin ekonomik...

7 golat e shënuar ndaj Sasuolos, falë të cilëve Interi të dielën e kaluar bëri bis me të njëjtin rezultat për të dytën herë rradhazi gjithmonë ndaj emiljanëve, shërbyen njëkohësisht për konfirmimin e Mauro Icardit si një ndër yjet e skuadrës zikaltër. Që sulmuesi i ri argjentinas, ishte një element mbi të cilin Interi dhe Mazarri besonin shumë, ishte kuptuar që vitin e kaluar, kur pavarësisht vështirësive në pjesën e parë të sezonit, kur Icardi përflitej më shumë për lajmet e Gosipit për lidhjen e tij me Wanda Naran sesa për paraqitjet në fushë, klubi vendosi ta mbante duke i rezistuar këtë verë edhe kërkesave të Atletikos së Madridit që kërkonte të zëvendësonte Diego Costa-n.

Interi vendosi të vinte bast shumë te Icardi dhe tani mund të marrë frytet. Sulmuesi që kreu me qetësi pregatitjet parasezonale, është dukshëm në formë të mirë, dhe po nxjerr në pah cilësitë e tij prej bomber, me aftësinë për të shënuar në cdo moment dhe në cdo mënyrë, sic demonstroi me tre golat në duelin e dyfishtë me Stjarnan në play-offin e Europa League, por dhe me tregolëshin kundër Sasuolos, falë edhe harmonisë perfekte me shokun e sulmit Osvaldo.

Për Interin shpërthimi i Icardit është shumë i rëndësishëm edhe në këndvështrimin ekonomik. 13 milionë eurot me të cilat Interi e bleu nga Sampdoria, po shumëfishohen në vlerësimin e sulmuesit, që pasi arriti një kuotë prej 20-22 milionë eurosh këtë verë, (është kjo shuma që u ofrua nga Atletiko e Madridit por u refuzua nga Interi), në përfundim të këtij sezoni mund të arrijë një vlerësim prej afërisht 40 milionë eurosh. Më pak fjalë trefishin e asaj që Interi i pagoi Sampdorias.

Për këtë arsye shoqëria zikaltër kërkon ta blindojë dhe kanë nisur kontaktet për një rinovim të kontratës deri në 2019, natyrisht me përmirësimin e aspektit financiar. Aktualisht Icardi fiton 900 mijë euro në sezon plus bonuset, por dëshiron të arrijë një pagë prej afërsisht 2 milionë eurosh, duke shfrytëzuar edhe momentin e mirë që po kalon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat