Napoli, Benitez përgatit divorcin

Sporti

Napoli, Benitez përgatit divorcin

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 23:19

Marrëdhëniet janë ngrirë dhe me shumë mundësi, trajneri i Napolit do t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të sezonit.

Amplifikohet i ftohti i madh mes Rafa Benitez, Aurelio de Laurentiis dhe popullit napoletan. Marrëdhëniet janë ngrirë dhe me shumë mundësi, trajneri i Napolit do t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të sezonit sepse tekniku spanjoll nuk e ka hedhur ende firmën në kontratë dhe në këtë mënyrë, palët do të ndahen në paqe. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, emri i Benitez ka nisur të lakohet në Madrid si pasardhësi i Carlo Ancelotti.

Benitez dhe Perez njihen prej kohësh me njëri tjetrin dhe marrëdhënia e tyre e ngushtë nuk është një sekret. Nga ana tjetër edhe De Laurentiis po lëviz për të gjetur pasardhësin e trajnerit aktual dhe i pari në listë është Luciano Spalletti. Tekniku toskan ka një kontratë me Zenitin deri në qershor dhe që prej mesit të vitit tjetër do të jetë i lirë të formosë me skuadrën që dëshiron. Nga ana tjetër, tifozët e Napolit duken më të joshur nga hipoteza Mancini, por ish drejtuesi i Galatasaray mund të ulet në stolin e një skuadre gjatë këtij sezoni dhe kjo do ta sfumonte përfundimisht mundësinë e ankorimit të tij në Napoli. Gjithsesi, për momentin është Benitez timonieri I skuadrës dhe rezultatet e javëve të ardhshme mund të rikthejnë përkohësisht qetësinë në kampin e kaltër. Benitez dhe tifozët kërkojnë maksimumin nga kjo skuadër edhe pse të dyja palët kanë ngelur të zhgënjyer nga merkatoja që ka bërë presidenti De Laurentiis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat