Berisha: Dua të bëhem si Behrami e Shaqiri

Sporti

Berisha: Dua të bëhem si Behrami e Shaqiri

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:26

Shteti i Zvicrës ka shumë futbollistë të talentuar shqiptarë që luajnë në klubet e ndryshme që nga Superliga dhe në rangje më të ulëta! Edhe në kategori të reja ka talent të shumtë dhe ndër ta është edhe futbollisti nga Kosova, Altin Berisha, anëtar i FC Luzern U-15. “FC Luzerni është klub shumë i mirë dhe jam tepër i kënaqur. Në vitin 2013 u transferova tek ekipi i SC Kriens dhe prej atëherë kam punuar për të shkuar tek FC Luzerni. Pas një viti u transferova te Luzerni dhe mu plotësua kjo ëndërr. Dëshiroj ta fitojë Ligën e Zvicrës U 15 me FC Luzern edhe pse ka kundërshtarë të fortë si, Baseli apo Zurich”, tha Altini, që ka 14 vjet, i gjatë 172 centimetra dhe luan në rolin e mesfushorit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat