Mourinho pret tre pikë kundër Schalkes!

Sporti

Mourinho pret tre pikë kundër Schalkes!

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:09

Skuadra e futbollit Chelsea është e përgatitur maksimalisht për sfidën e nesërme (në orën 20.45) kundër Schalke 04. Chelsea është favorit ndaj ekipit gjerman, e cila është ndeshja e parë e grupit G në Champions League. Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho, është shumë i qetë dhe pret të vazhdojë serinë e fitoreve të nisur në Premier League, ku deri më tash ka fituar të katër takimet. Ai është optimist se skuadra e kaltër do të arrijë të fitojë Champions League, trofe që do të ishte i dyti në histori të kësaj skuadre që nga themelimi. “Kjo garë tashmë është bërë pjesë e historisë time, edhe pse në disa raste as unë vetë nuk e besoj diçka të tillë, por ndërkohë nga ana tjetër edhe unë kam hyrë në historinë e Champions League. Nëse do të më jepej mundësia ta fitoja sërish, do të ishte hera e tretë me tre klube të ndryshme gjë që nuk e ka bërë asnjë trajner tjetër. Gjithsesi jam i lumtur me atë çka kam arritur në këtë garë madhështor dhe mund të krenohem me dy trofetë e fituar deri tani pasi ka shumë trajnerë të mëdhenj që nuk e kanë fituar asnjëherë Champions League”, tha Mourinho. Ai tha se Schalke ka ekip të mirë por pret tri pikë të mbesin në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër. “Schalke? Sezonin e kaluar në Champions League i mposhtëm ata në dy raste me shifrat 3:0 por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi tanimë çdo gjë nis nga e para dhe ne duhet të japim maksimumin për të fituar ndaj tyre”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat