Pa objektiva fikse

Sporti

Pa objektiva fikse

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:26

Barcelona ka një ecuri fantastike në kampionatin spanjoll, e cila për tri takimet e para ka po aq fitore dhe edhe më interesant e bënë goldallimi 6:0. Faktikisht mbrojtja e Barcelonës është më e mira deri më tash në Spanjë, e cila për 270 minuta nuk ka pësuar gol. Në kampionat situata është komode me 6 pikë diferencë nga Reali i Madridit por Luis Enrique shprehet se kjo nuk i intereson aspak pasi kampionati është ende i gjatë dhe detyra aktuale e tij është që t’u transmetojë lojtarëve energji dhe filozofinë e lojës së tij. “Preferoj të mos e vendos nën presion skuadrën dhe jam shumë i kënaqur me progresin që kemi bërë në kompleks por edhe në fazën mbrojtëse. Nuk duhet të tregohemi të nxituar, mjafton që të japim maksimumin në çdo javë. Kemi bërë një start pozitiv në kampionat por nuk duhet të vendosim objektiva fikse”, tha Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat