Shkarkohet

Sporti

Shkarkohet

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 17:07

Hamburgu shkarkon trajnerin Mirko Slomka për shkak të startit të dobët të sezonit. Vendimi zyrtar u bë i ditur nga zëdhënësi Joern Wolf, sipas të cilit, largimi i teknikut ka efekt të menjëhershëm ndërsa nuk dihet ende emri i pasardhësit të tij. Slomka e mori detyrën në muajin shkurt duke e ndihmuar skuadrën në luftën për mbijetesë pasi sezonin e shkuar, Hamburgu rrezikoi të rrëzohej për herë të parë në histori në Bundesliga 2. Slomka e ngjiti skuadrën në vendin e tretë nga fundi duke siguruar përballjet play-off kundër Greuther Fuerth. Hamburgu është skuadra e vetme që nuk ka rënë nga Bundesliga që prej startit zyrtar të evenimentit në vitin 1963.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat