Kush është APOEL-i për Barcelonën?

Sporti

Kush është APOEL-i për Barcelonën?

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:53

Barcelona në të gjitha mënyrat është favorit ndaj skuadrës qipriote, APOEL nga Nikosia. Për Barcelonën është një sfidë e lehtë dhe presin fitore pa ndonjë mund të madh, në ballafaqimin e parë të grupit F në Champions League në futboll. Përballja luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “Camp Nou”, kurse trajneri katalunas, Luis Enrique, kërkon vëmendjen e futbollistëve për këtë ndeshje dhe të angazhohen maksimalisht, pa e nënçmuar fare kundërshtarin. “Nuk e di nëse do të arrijmë gjysmëfinalen por publiku duhet të jetë i duruar dhe unë besoj se puna jonë do të vlerësohet në fund të sezonit. Nga ana tjetër, dua të theksoj se objektivi jonë është që të fitojmë gjithçka këtë sezon. Duhet të ecim me këmbë në tokë, madje duhet të jemi të përqendruar edhe kur gabojmë”, Enrique. Trajneri i Barcelonës tha se nuk mendon se është kundërshtar i lehtë APOEL ashtu seç raportohet në opinion. “APOEL është një skuadër që të lejon të luash. Nuk mendoj se është një kundërshtar i lehtë. Suarez? E shikoj në formë shumë të mirë dhe me shumë dëshirë për t’u rikthyer në fushë. Është një lojtar që më bën të ndihem krenar”, tha Enrique. Ai flet edhe për Lionel Messin dhe sipas tij nuk e ka ndryshuar pozicionin. “Nuk besoj se Messi ka ndryshuar pozicion në skuadër për të dhënë sa më shumë asistime. Ai na befason çdo ditë sepse një prej objektivave të tij është që të japë sa më shumë asistime”, thotë Enrique.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat