Berisha het-trik, Melbourne Victory në çerekfinale

Sporti

Berisha het-trik, Melbourne Victory në çerekfinale

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:39


Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, dëshmoi formë të lartë për ekipin e tij, Melbourne Victory dhe fituan si mysafir me rezultat 6:0 kundër skuadrës së Tuggeranong Unites (6:0), në të tetën e finales së Kupës s Australisë. Futbollisti me prejardhje nga Prishtina luajti titullar dhe bëri lojë mjeshtërore, duke realizuar golat në minutën e 11-të, 21-të e 85-të, si dhe gola të tjerë i shënuan: Delpierre (14’), Guilherme (52’) e Pain (57’). Berisha ishte trim i kësaj sfide dhe me skuadrën e tij u kualifikuan në çerekfinale. Sulmuesi shqiptar është i gatshëm edhe për kampionatin e ri australian, i cili fillon me 10 tetor, ku takohen me WS Wanderers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat