Ja si shtyhet Labi me nusen në penallti, kush fiton?

Sporti

Ja si shtyhet Labi me nusen në penallti, kush fiton?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:57

Një rast i rrallë por edhe i pazakontë për sportin në Kosovë. Në vendin tonë nuk është zakon që futbollistët të marrin bashkëshortet me vete dhe të shkojnë në stadium që të shtyhen në fushë se kush është më i fortë në penallti. Labinot Ibrahimi, ish-futbollisti i Prishtinës, aktualisht anëtar i Partizanit të Tiranës, para disa ditëve i ka dhënë fund beqarisë. Djali që vjen nga fshati Gllogovc i komunës së Lypjanit, vendosi që ta marr nusen (Donjeta G. Bytyqi) me vete dhe të bëjë selfie midis stadiumit të Prishtinës. Ndërkohë, i lindi ideja që të shutojnë edhe penallti. Mbrojtësi i Partizanit, merr një top të klubit të futbollit Prishtina dhe bën “gara” me nusen se kush është më i fortë. Nusja me duvak (që nuk merret me sport, por është mësuese) futet në portë dhe e koriti Ibrahimin për një çast, sepse ia mbrojti penalltinë. Dhe ballafaqimi miqësor mes tyre përfundoi baras 1:1. Ky është një atraksion i llojit të vet apo thyerje e një tabuje në vend. Ibrahimi tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se ishte një ide e mirë dhe nuk ishte edhe e lehtë për të, megjithatë, dha një sinjal se edhe bashkëlojtarët e tij kur e thyejnë beqarinë duhet të ndjekin këtë rrugë, të organizojnë ceremoni aty ku ia kanë parë hairin, pra në stadiumet e futbollit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat