Një kroat në Pejë

Sporti

Një kroat në Pejë

Nga: K.Goca Më: 16 shtator 2014 Në ora: 12:11

Klubi i basketbollit Peja synim e ka që të përforcohet sa më fortë për edicionin e ri në ligën Ballkanike por edhe për ETC Superligën e Kosovës. Pejanët kanë ngjeshur radhët me basketbollistin kroat Hrvoje Puljko, i cili luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 193 centimetra. Ai vjen në ekip me kërkesë të trajnerit Boris Kurtoviq. 31-vjeçari pritet të jetë prej përforcimeve më të qëlluara që të luajë rol të rëndësishëm në ekip në realizimin e synimeve për edicionin e ri. Peja ka synim të luftojë për titull dhe Kupën e Kosovës dhe të jetë sa më lartë në renditjen e Ligës Ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat