Konfirmon kandidaturën për president të FIFA-ës

Sporti

Konfirmon kandidaturën për president të FIFA-ës

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 11:32

Ish drejtori i zyrës së marrëdhënieve me jashtë në FIFA, Jerome Champagne konfirmon zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e kreut të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Në faqen e tij të fushatës, Champagne informon 209 federatat e anëtarësuara në FIFA për kandidaturën e tij. Ish-diplomati francez e nisi fushatën më herët në muajin janar me një turne në Londër, ku u shpreh se beteja me Sepp Blatter do të ishte shumë e vështirë. “Ka qenë dëshira ime më e sinqertë për të prezantuar kandidaturën dhe dëshiroj gjithashtu që gjatë fushatës të zhvillohet një debat i sinqertë dhe transparent”, shkruan Champagne në faqen e internetit. Sepp Blatter ndodhet në krye të FIFA-s që prej vitit 1998 dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të kërkojë një mandate të katërt javën e ardhshme në Zurich gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Gjithsesi, Champange nuk ka zgjedhur rrugën e kritikave publike ndaj ish shefit të tij, duke u mbështetur më shumë në termat teknikë të fushatës që do të ndjekë si p.sh çështja e polarizimit ekonomik të futbollit dhe balancimi i financave. Ai kërkon që FIFA të jetë një institucion më modern në menaxhim me ish lojtarë dhe klube që duhet të kenë fjalën e tyre në këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat