Hasi: S’na mungon dëshira për të fituar

Sporti

Hasi: S’na mungon dëshira për të fituar

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 22:57

Numri një i stolit belg është I vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit dhe për këtë arsye deklaroi se nuk i ka bërë asnjë premtim klubit.

Trajneri i Anderlecht-it, Besnik Hasi foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Uefa Champions League me Galatasaray-in. Numri një i stolit belg është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit dhe për këtë arsye deklaroi se nuk i ka bërë asnjë premtim klubit.

“Kemi një skuadër të re, ambicioze dhe të talentuar. Por kemi dhe një kundërshtar të vështirë që ka një mbrojtje dhe sulm të mirë. Për këtë arsye nuk i kam premtuar asgjë klubit. Ambicja dhe vendosmëria për të fituar janë të rëndësishme. Nuk do të parkoj autobuzin para portës por do t’i provojmë të gjitha shanset tona. Do të përpiqemi të luajmë si në kampionat dhe të zotërojmë topin.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat