Vetëm kualifikimi i kombëtares në ‘France 2016’ na gëzon!

Sporti

Vetëm kualifikimi i kombëtares në ‘France 2016’ na gëzon!

Nga: Shkruan: Fadil Beqiraj Më: 15 shtator 2014 Në ora: 19:31

Reagimet sportive

Kombëtarja e Shqipërisë ka arrit një fitore të madhe në fillim të eliminatorëve për Evropianin ‘France 2016’, duke e mundur Portugalinë vendase me 1:0. Një fitore që i ka gëzuar të gjithë shqiptarët kudo që janë, për shumëkënd e papritur por jo edhe e pamerituar. Shumë trajner, erdhën dhe shkuan, në kombëtaren tonë, duke u ndërruar shumë shpesh, sepse nuk arrinin që për një kohë të shkurtër ta kualifikonin përfaqësuesen shqiptare, për ndonjë evropian apo botëror, së paku kështu kërkonin krerët e Federatës Shqiptare. Vinin shpejt por, edhe shkonin shpejt, për faktin se nuk bënin asgjë përpos që luanin futboll në eliminatore qofshin ato për botërore apo evropian. Me kujtohet italiani Dosena, pastaj gjermani Brigel, kroati Oto Bariq, një trajner rreth të 80-tave, pastaj edhe kroati tjetër Kuzhe, të cilët gjithnjë sipas krerëve të FFSH-së vinin si shpëtimtar por, me kot suksese nuk kishte. Na premtuan dhe na gëzuan duke na thënë se me në fund e gjetëm trajnerin i cili do të na kualifikoj në ndonjë evropian apo botëror, e ky ishte italiani Gianni De Biasi që mund ta bëjë mrekullinë me kombëtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat