Zabërgja: Askush nuk e ka lehtë me Hajvalinë!

Sporti

Zabërgja: Askush nuk e ka lehtë me Hajvalinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 19:30


Pesë javët e para janë tejet interesante në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. E para, Hajvalia ka katër fitore, një barazim, pa humbje dhe udhëheq kreun me 13 pikë të mbledhura. E dyta, Feronikeli nga Drenasi me katër fitore e një humbje renditet i dyti me 12 pikë, por pa dyshim se edhe Drenica është duke befasuar, e cila klasifikohet në vend të katërt me 7 pikë. Sulmuesi i Hajvalisë, Enis Zabërgja, tha se në saje të lojërave që po bëjnë në çdo ndeshje, vijnë edhe rezultatet. “Vërtetë jemi duke luajtur mirë dhe me ekipin që posedojmë normal që është e pritshme. Kemi ekipin më të mirë në ligë dhe më të kompletuar”, tha Zabërgja, i cili në ndeshjen e radhës pret edhe tre pikë kundër Drenicës nga Skenderaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat