Besa në festë por mendon për kroatët!

Sporti

Besa në festë por mendon për kroatët!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 19:28

Besa Famiglia e Pejës bëri historinë në Kupën e Evropës (Kupa e EHF-it) në hendboll, duke u kualifikuar në rrethin e dytë. Pejanët bën mrekulli në sfidën e kthimit, ku mposhtën me rezultat 32:23 ekipin nga Estonia, Kehra, kësisoj përmbysën (32:31) humbjen e ndeshjes së parë. Të dy ndeshjet janë luajtur në Pejë në marrëveshje me klubin estonez. Kampioni në fuqi dhe fituesi i Kupës së Kosovës ngadhënjeu me rezultat të përgjithshëm 63:55, duke shkuar në rrethin tjetër, por e pret një kundërshtarë shumë i fortë nga Kroacia, Nexe! Enis Kastrati, hendbollisti më përvojë pejan, tha se formula e fitores ka qenë loja kolektive. “Pas një vikendi dinamik, që zhvilluam dy ndeshje brenda 24 orëve, Besa arriti të kaloj në rrethin e dytë të Kupës së EHF-it, gjë që deri me tani nuk e ka arritur asnjë ekip nga Kosova. Me të vërtetë gjithë ai mund që ka bërë Besa në fund u shpagua me kualifikim. Tani kemi përballë ekipin kroat, Nexe dhe duke e ditur se çfarë niveli ka hendbolli at vend, atëherë do të kemi shumë të vështirë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat