Kujtohet dita e pavarësimit të futbollit nga ai serbosllav

Sporti

Kujtohet dita e pavarësimit të futbollit nga ai serbosllav

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 18:40

Fusha e futbollit e KF “Flamurtarit” ishte shndërruar më shumë se sa një fushë futbolli. Ishte një arenë e rikujtimeve dhe kthimit të mbamendjes 23 vite më parë pikërisht më 13 shtator 1991, kur edhe nisi rrugëtimi i pavarur i futbollit të Kosovës, duke kaluar nëpër shumë sprovave të mëdha. Po riktheheshin emocionet e rivalitetit, guximi e entuziazmit, përveçse nuk kishte ndjenja të frikës nga policia serbe. Aty ishim mbledhur shumë nga ata që dikur ishin akterë të asaj ndeshje historike, futbollistë, trajnerë, treshja e gjyqtarëve (Ismajl Kosumi, Fadil Gashi e Musa Gashi, vëzhguesi Sejdi Mërkoja), ish kryetari i KF Prishtina Beqir Alija, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe shumë të tjerë, të cilët me nostalgji por edhe me krenari po kujtonin atë ndeshje. Siç u pa edhe në këtë ndeshje rivaliteti i skuadrave kryeqytetase nuk ishte zbehur as pas kaq vitesh, siç i ka ndjekur gjithmonë ballafaqimet ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës. Shumë nga pjesëmarrësit diskutuan që shënimi kësaj ndeshje të bëhet tradicionale dhe të hyjë në kalendarin e garave si ditën më të shënuar që shënoi një epokë të re të futbollit të Kosovës. Në Prishtinë u luajt një ndeshje në kujtim të ditës së pavarësimit të futbollit nga ai serbosllav, ku Flamurtari me përbërjen e asaj kohe e fitoi ndeshjen me rezultat 6:2 kundër përbërjes së Prishtinës së asaj kohe.
Flamurtari-Prishtina 6:2 (4:2)
Stadiumi i Flamurtarit Prishtinë.
Gjyqtarë: I. Kosumi, F. Gashi e M. Gashi.
Vëzhgues: Sejdi Mërkoja.
Përfaqësues zyrtarë: Nga Flamurtari: Zymer Ademi.
Nga Prishtina: Beqir Aliu.
Shënues: E. Prpapashtica shënoi tri herë, Krasniqi 1, Syla 1 dhe I. Sadriu (autogol).
Flamurtari: Bekim Mulliqi, Adnan Krasniqi, Habib Krasniqi, Ilir Shuleta, Fazli Hajdari, Ali Osmani, Përparim Hasani, Afrim Tovërlani, Enver Prapashtica, Ramiz Krasniqi, Rexhep Fona, Naser Prapashtica, Arsim Plepolli, Milazim Fazliu, Driton Syla, Agim Hoxha, Emin Bajrami, Naim Beka, Agim Hasani e Artan Bytyqi. Trajnerë: Njazi Abdyli.
Prishtina: Ahmet Beselica, Fadil Berisha, Qazim Humolli, Isa Sadriu, Fatmir Namani, Sunaj Keçi, Jusuf Tortoshi, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu dhe Adil Vokrri. Trajnerë Ajet Shosholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat