Sa do të mungojë Paçarada?

Sporti

Sa do të mungojë Paçarada?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 17:29

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës dhe anëtar i Sandhausen-it, Leart Paçarada, lëndon krahun e djathtë në minutën e 20-të në ballafaqim me Greuther Furth-in, në ndeshjen e javës së pestë të Bundesliga II. Paçarada lëshoi fushën, megjithatë, skuadra e tij, Sandhausen shënoi fitore me rezultat 1:0. Prindi i tij, Shukriu, ish-portieri i gjeneratës së artë të viteve 80-ta të klubit të futbollit Prishtina, tregoi për gazetën kombëtare "Bota sot" se sa ndeshje do të mungojë Learti. “Sipas mjekut të klubit, Learti dy javë duhet të pauzoj, pasi që në një duel e ka lënduar krahun e djathtë, pra e ka të këputur një ligament”, tha Shukriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat