Van Gaal: Ishim shumë dominues

Sporti

Van Gaal: Ishim shumë dominues

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 15:56

Trajneri i Manchester Utd, Louis van Gaal, është më i qetë por edhe i buzëqesh fytyra nga fitorja e parë pas katër jave në Premier League. Një fitore me shije të ëmbël dhe me rezultat bindës 4:0 ndaj QPR-së. Futbollistët e “Djajve të Kuq, zbatuan detyrat dhe realizuan triumfin e parë pas dy barazimeve dhe një humbjeje, duke u ngjitur në vend të 9-të me 5 pikë të mbledhura. Van Gaal tha se ishin dominues dhe iu bëhet zemra mal që e bën këtë fitore, duke thyer serinë e palakmueshme të rezultateve! “Kur ju keni një rezultat 4:0 atëherë mund të jeni të kënaqur si trajner, po ju gjithmonë keni pika ku mund të përmirësoheni”, tha Van Gaal. Ai thotë se rezultati bindës e kënaq dhe pret të vazhdojnë më këtë ritëm. “Jam shumë i kënaqur për shkak të rezultatit dhe mënyrës se si luajtëm. Ne ishim shumë dominues dhe shënuam gola dhe e mbajtëm portën e zbrazët. Në posedimin e topit, mendoj se ne e kemi humbur topin shumë më herët. Ne ishim më direkt tash dhe më pëlqen kjo. Po ashtu, ne kemi krijuar shumë raste, edhe pse nuk kemi shënuar shumë”, tha Van Gaal. Më tutje shprehet se duhet gjithnjë të analizojnë se çfarë kanë bërë. “Gjithmonë duhet të analizojmë atë çfarë kemi bërë. Rezultati është fantastik, por ne mund të bëhemi edhe më të mirë. Ky është një fillim i mirë”, thotë Van Gaal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat