Breca firmos për Hertener Löwen

Sporti

Breca firmos për Hertener Löwen

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 14:19


Fahri Breca, basketbollist i dëshmuar në Kosovë, që luan në pozitën e organizatorit, i cili me vite të tëra ishte pjesë e kampionit në fuqi Sigal Prishtina (një kohë luajti edhe për Pejën), ka vendosur që aventurën e tij të vazhdojë në klubin gjerman, Hertener Löwen, anëtar i ligës rajonale të perëndimit. Basketbollisti kalon provat dhe vendosi që të firmos për një vit me mundësi vazhdimi, duke premtuar angazhim maksimal dhe të arrijnë suksese me këtë ekip. Për Brecën është një përvojë e re në këtë rang garash por beson e shpreson se do të arrijë ta jap maksimumin dhe të bindë të gjithë me paraqitjet e tij në detyrat që do t’ia jap trajneri. Breca ka treguar edhe arsyet përse vendosi të jetë pjesë e kësaj skuadre. “Vështirësia për të marrë licencë në profi A dhe profi B, çka domethënë që lojtarët nga Evropa Lindore dhe Ballkani nuk munden të marrin licencë, kurse ky ekip ka vendosë që të gjej arsyen që unë të luaj aty, pra vendosmëria e tyre për të më ndihmuar. Pastaj duhet veçuar trajnerët për mirësjellje dhe lojtarët që më pritën fortë mirë si dhe tifozët që më kanë mbështetur në disa ndeshje miqësore”, tha Breca për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat