Hasi sfidohet në Stamboll!

Sporti

Hasi sfidohet në Stamboll!

Nga: K.Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 14:06

Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Besnik Hasi, prej se ka marrë ta drejtojë anijen e Anderlechtit, gjithnjë e më shumë po shënon rezultate të lakmueshme. Në shtatë ndeshjet e elitës belge, ka katër fitore e tre barazime dhe kryeson renditjen me 15 pikë ose dy më shumë se Gent që është i dytë. Hasi postin e trajnerit e mori në pranverën e këtij viti dhe ka fituar titullin në Belgjikë, pastaj edhe Superkupën e këtij vendi. Ai nesër me ekipin e tij do të sfidohet në Stamboll nga gjiganti turk, Galatasaray, e cila luhet në orën 20.45, ndeshje e grupit D. Ai si rival do ta ketë edhe shqiptarin me prejardhje nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, që të shtunën luajti në barazimin e Galatasarayt me rezultat 0:0 ndaj Eskisehispor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat