Shqiptari e rrahu rusin midis Moskës

Sporti

Shqiptari e rrahu rusin midis Moskës

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:50

Shqiptarët gjithmonë i kanë pasur traditë sportet luftarake dhe kudo që kanë shkuar nuk janë frikësuar por treguan superioritetin e tyre. Kick-boksieri nga Peja, Kreshnik Rrustemi, me zemër të madhe luftojë si luan midis Moskës. Ai në ring shpalosi potencialin e tij dhe e rrahu fortë mirë rusin, Aleksander Volobuev. Rrustemi shënoi një fitore të madhe në kuadër të mbrëmjeve të kick-boksit botëror, “Tatneft Cup”. Rrustemi për 3 minuta e 33 sekonda lëshoi një breshëri të madhe të grushteve e goditjeve me këmbë që e bën rusin e ri të pashpresë, ndërsa gjyqtari duke parë këtë situatë e përfundoi duelin në favor të shqiptarit. Një fitore sensacionale e Rrustemit midis Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat