Mourinho tregon se si ia dogji zemrën Ronaldo!

Sporti

Mourinho tregon se si ia dogji zemrën Ronaldo!

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:50

Kur portugezi fajëson portugezin! Trajneri i Chelseas, Jose Morinho, njihet me deklaratat e tija kontraverse, tha se dështimi që nuk e ka fituar Champions League në Real Madrid ishte edhe sulmuesit Cristiano Ronaldo. Përse ishte Ronaldo fajtori që nuk e fituan Champions. Mourinho mundohet të tregojë arsyet dhe si ishte vet dy fitues i Champions League me skuadrën e futbollit Porto dhe Chelsea. “Kam triumfuar dy herë në Champuions League dhe një gjë e tillë më bën mua ‘Special One”, ka thënë Mourinho. Portugezi tha se disa herë ka qenë në gjysmëfinalen e Championsit. “Kam qenë disa herë në gjysmëfinale të kësaj gare, ndërsa disa humbje janë vështirë për t’u pranuar”; thotë ai. Mourinho kujton një ndeshje që nuk i fshihet nga memorie e tij. “Humbja ndaj Liverpoolit në vitin 2005 erdhi për shkak të një goli i cili nuk ekzistoi. Humbja në penallti me skuadrën e Bayernit është një tjetër humbje të cilën unë nuk mund ta pranoj”, tha Mourinho. Ajo që i djegë më shumë në zemër kur Ronaldo e huqi penalltinë dhe ende nuk mund ta besoj, sepse kishte besim të madh në të. “Ronaldo ishte zgjedhja ime e parë për këto penallti, mirëpo ai e humbi atë (në vitin 2012)”, ka thënë Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat