Costa optimistë, por e di se do të ndalet një ditë!

Sporti

Costa optimistë, por e di se do të ndalet një ditë!

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 10:33

Diego Costa kur ishte larguar nga kampioni i Spanjës, Atletico Madridi dhe kaloi në Chelsea, nuk e kishte pritur se do të ketë një ecuri aq fantastike në Premier League. Një sulmues i spikatur që kaloi parashikimet në katër javët e para sa po çmend tërë ligën por edhe vet trajnerin e tij, Jose Mourinho. Costa realizoi shtatë gola deri më tash dhe het-trik së fundi ndaj Swansea-s ku fituan me rezultat 4:2. Costa është optimistë por në fakt e di se një ditë do të ndalet së shënuari! Ai tha se Premier League është shumë e vështirë. “Është e vështirë për çdo sulmues që vjen në Premier League. Çdo sulmues ka mënyrën e vet të lojës dhe fuqinë e tyre dhe bashkëlojtarë tjerë pas tyre. Kjo është shumë e rëndësishme. Nëse ju nuk keni ekipin pas jush, atëherë ju nuk mund të bëni gjëra të mëdha. E gjitha varet nga ekipi. Shënimi i golave mund të jetë për shkak të tyre”, tha Costa, i cili për këtë efikasitet ia dedikon meritat edhe bashkëlojtarëve. “Do të përpiqem për të luajtur në mënyrën më të mirë dhe shpresojmë se gjërat do të vazhdojnë kështu, por do të ketë një moment kur unë nuk mund të shënoj, sepse ky është futbolli”, tha Costa. Chelsea tash për tash udhëheq kreun me 12 pikë dhe është e vetmja skuadër me të gjitha fitore, e cila duket se do të jetë favoriti kryesor për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat