Besa evropiane

Sporti

Besa evropiane

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 22:42

Besa Famiglia nga Peja shkëlqeu në ballafaqimin e kthimit, e cila e demoloi në cilësinë e “mysafirit” me rezultat 32:23 ekipin nga Estonia, HC Kehra, në ndeshjen e vlefshme të rrethit të parë të Kupës së Evropës (Kupa e EHF-it) në hendboll. Pejanët ndeshjen e parë e humbën me rezultat 32:31, por në sfidën e dytë e demoluan rivalin dhe u kualifikuan në rrethin e dytë me rezultat të përgjitshhëm 63:55. Pejanët si në periudhën e parë të lojës po ashtu edhe në të dytën bënë lojë të mirë dhe me 9 gola epërsi gjunjëzuan HC Kehra. Kastriot Jupa ka treguar lojë efikase, duke realizuar 9 gola, i ndihmuar nga Goran Biljaka me 8 gola etj. Besa në rrethin e dytë do të takohet me ekipin kroat, NEXE, e cila para 5-6 viteve ka qenë kundërshtarë i Prishtinës. Ballafaqimi i parë luhet me 11-12 tetor, ndërsa i kthimit pas një jave (18-19 tetor) në Kroaci.

Gjyqtarë: Harabagiu, Stanescu.
Shtatëshet: 4 (3), 6 (6).
Përjashtimet: Ke. 6 min.-Bes. 6 min.
Kehra: Slastinovski 6, Ka. Lees 5, Kai. Lees 3, Sirkas 3, Iankovskyi 2, Käsper 1, Meier 1, Napsep 1, Skrypak 1, Aasmaa, Anton dhe Naum.
Besa Famiglia: Jupa 9, Biljaka 8, Kukrika 4, Shala 4, Broqi 2, K. Kastrati 2,Tahirukaj 2, Idrizi 1, H. Berisha, Gj. Berisha, Dupjacanec, Gutiqi, E. Kastrati, Muqolli, Stankoviq dhe Tetova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat