Amerikanët ‘bombarduan’ Serbinë

Sporti

Amerikanët ‘bombarduan’ Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2014 Në ora: 21:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampion të ri të botës në basketboll. Amerikanët bënë lojë të nivelit të lartë dhe e shkelën në të gjitha aspekte Serbinë, duke e deklasuar me rezultat 129:92 (35:21, 32:20, 38:26, 24:25). Të gjithë basketbollistët amerikanë bënë lojë të përsosur dhe e ‘bombarduan’ Serbinë. Në çerekun e parë, basketbollistët ameerikanë e menaxhuan situatën për bukuri dhe rezultati qe 35:21. Edhe në çerekun e dytë amerikanët pothuajse identik luajtën si në të parën dhe e dërrmuan ekipin serb që ishte i hutuar. Në minutën e 20-të, amerikanët shtuan epërsinë në 26 pikë (67:41). Edhe në dy çerekët e fundit, SHBA-të u përkujdesën për atraksione dhe bën shou të vërtetë në palestër duke i kënaqur mbi 13.673 shikues. Serbia ishte e dërrmuar dhe nuk kishte as takat të ndalë ofensivën amerikane. Në minutën e 30-të, rezultati thellohet 105:67. Serbia përjetoi një ferr të vërtetë dhe ishte një rival shumë i lehtë për super amerikanët që shkëlqyen në të gjitha aspektet. Amerikanët fituan me rezultat 129:92. Basketbollistët Irving me 26 pikë, Harden me 23, Thompson 12, Faried me 12 pikë ishte fatal për Serbinë,e cila do të mabjë mend gjatë këtë poshtërim. Amerikanët janë kampion bote, ndërsa Serbia e poshtëruar dhe kokulur lëshoi palestrën “Arena” në Madrid.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat