A është dashur FFK-ja të pranoj lejen vetëm për miqësore?

Sporti

A është dashur FFK-ja të pranoj lejen vetëm për miqësore?

Nga: Shkruan: Sejdi Mërkoja Më: 14 shtator 2014 Në ora: 19:20

Reagimet sportive

Nuk është reagim por me tepër përgjigje për debatim të një çështjeje - pranimi i plotë i FFK-së në UEFA dhe FIFA. Në këndin e reagimeve sportive të botuar me datë 08.09.2014 të shkruar nga z. Nexhmedin Bunjaku hapet një debat lidhur me çështjen e pranimit të FFK-së në shtëpitë e futbollit FIFA dhe UEFA. E vërtetë është se historia për pavarësimin e futbollit të Kosovës shkruhet një herë dhe ajo ka filluar në vitin 1991. Pa marrë parasysh çfarë zërash dalin sepse këtë fakt e dëshmojnë dokumentet të cilat janë të verifikuara shumë herë nga personat përgjegjës të FFK-së dhe të institucioneve shtetërore sportive. Sigurisht që momenti i ka përcaktua edhe personat të cilët e kanë udhëheq futbollin e pavarur që nga viti 1991 si që i ka përcaktuar personat që e kanë udhëhequr edhe lëvizjen gjithë popullore. Askush nuk është imponuar por vetëm dëshira, përgjegjësia, guximi dhe vullneti i madh kanë mbizotërua tek ata persona që kanë pranua një përgjegjësi patriotike, të guximshme dhe shumë të rrezikshme. Shumë e vërtetë është se edhe ndërkombëtarizimi i futbollit të Kosovës ka fillua në atë kohë dhe ka vazhdua kontakti me UEFA-në pa ndërprerë. Kërkesa e parë UEFA-së i është dërguar pas përfundimit të kampionatit 1991/92 kur e kemi dërguar emrin e klubit kampion dhe emrin e fituesit të Kupës dhe njëherit kemi kërkua dhe e kemi parashtrua kërkesën për pranimin e FFK-së në UEFA.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat