Januzaj 8 minuta, Manchester Utd i gëzohet fitores

Sporti

Januzaj 8 minuta, Manchester Utd i gëzohet fitores

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2014 Në ora: 18:57

Manchester Utd pas dy barazimeve dhe një humbjeje, shijoi fitoren e pare dhe madje me rezultat bindës 4:0 kundër QPR-së, në ndeshjen e javës së katërt në Premier League. Futbollistët e “Djajve të Kuq” bënë lojë shumë të mirë dhe nuk e falen për asnjë moment rivalin. Di Maria shënoi golin e parë në fanellë e Manchester Utd dhe të epërsisë 1:0 në minutën e 24-të. Ky gol i dha edhe më shumë zemër dhe shtuan epërsinë në 2:0 në minutën e 36-të kur shënoi Herrera pas asistimit të kapitenit Wayne Rooney. Manchester Utd vazhdoi me ritëm të lartë dhe Rooney ngriti epërsinë në 3:0 në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” realizuan edhe një gol, kësaj here ishte Juan Mata që tundi rrjetën dhe 4:0 në minutën e 58-të, pas asistimit të Di Marias. Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, u inkuadrua në minutën e 82-të në vend të Di Marias. Ai për tetë minutat e fundit luajti mjaft mirë, ndërsa Manchester Utd renditet në vend të 9-të me 5 pikë, kurse QPR e 16-ta me 3 pikë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat