Kozniku debuton te Shkëndija me fitore bindëse

Sporti

Kozniku debuton te Shkëndija me fitore bindëse

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 18:38

Shkëndija e Tetovës tregoi super lojë dhe e gjunjëzoi me rezultat 3:0 Sileksin e Kratovës, në ndeshjen e javës së shtatë të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Ardian Kozniku, ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, që para disa ditëve është emëruar kryetrajner në Shkëndijë, e filloi në mënyrën më brilante, pra me fitore bindëse. Në minutën e 29-të, Mitrov realizoi për 1:0, ndërsa Kirovski në minutën e 60-të ngriti epërsinë në 2:0 dhe Vruçina shënoi për rezultatin përfundimtar 3:0 në minutën e 90+1. Pas javës së shtatë, Shkëndija renditet në vend të katër me 11 pikë të mbledhura. “Fitore e merituar. Sileksi është treguar një skuadër e fortë dhe jo rastësisht deri tani nuk ka pasur asnjë disfatë. Fitorja e Shkëndijës është e merituar. Tifozët ishin lojtari i 12-të dhe jam i kënaqur për përkrahjen time dhe të Besmir Bojkut. Në ndeshjet e radhës presim paraqitje edhe më të mirë”, tha Kozniku.

Liga e Maqedonisë

Pelisteri-Teteksi 3:0
Shkëndija-Sileksi 3:0
Bregallnica-Rabotniçki 1:2
Turnovo-Metalurgu 1:0

Tabela

1. Vardari 6 4 2 0 12:4 14
2. Pelisteri 7 4 1 2 8:3 13
3. Sileksi 7 3 3 1 8:6 12
4. Shkëndija 7 3 2 2 14:11 11
5. Metalurg 7 3 2 2 8:7 11
6. Rabotniçki 7 3 1 3 9:10 10
7. Turnovo 7 3 1 3 8:9 10
8. Renova 6 2 2 2 5:6 8
9. Bregallnica 7 1 0 6 6:11 3
10. Teteksi 7 0 2 5 4:15 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat