Hetemaj e Chievo shënuan fitore sensacionale në Napoli

Sporti

Hetemaj e Chievo shënuan fitore sensacionale në Napoli

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2014 Në ora: 17:05

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Përparim Hetemaj, me ekipin e tij, Chievo nga Verona, patën një ditë të madhe, pasi që mundën midis “Sao Paolos” me rezultat 1:0 Napolin, në kuadër të javës së dytë të Serie A në futboll. Një fitore sensacionale e Chievos ndaj një Napoli të super favorizuar. Hetemaj me shokë bënë lojë të fortë dhe ishin shumë të sigurt në çdo veprim sidomos mbrojtja ishte e pathyeshme. Napolitanët dëshpëruan shikuesit e tyre, ndërsa Chievo importoi tre pikë të rëndësishme. Hetemaj luajti titullar, por ishte një luftarak i madh në fushë. Në minutën e 27-të, Gonazalo Higuain, huqi penalltinë për Napolin, e cila iu hakmor me vonë edhe me humbje. Lopez në minutën e 49-të shënoi për golin e fitores sensacionale. Napoli tash renditet në vend të 8-të me 3 pikë dhe Chievo dy pozita më poshtë me 3 pikë të mbledhura.

Liga e Italisë

Fiorentina - Genoa 0:0 (0:0)
Cagliari - Atalanta 1:2 (0:1)
Napoli - Chievo 0:1 (0:0)
Lazio - Cesena 3:0 (1:0)
Inter - Sassuolo 7:0 (4:0)
Sampdoria - Torino 2:0 (1:0)
Juventus – Udinese 2:0 (1:0)
Empoli – Roma 0:1 (0:1)
Tabela
1. Roma 2 2 0 0 3:0 6
2. Juventus 2 2 0 0 3:0 6
3. Inter 2 1 1 0 7:0 4
4. Sampdoria 2 1 1 0 3:1 4
5. Atalanta 2 1 1 0 2:1 4
6. Milan 1 1 0 0 3:1 3
7. Lazio 2 1 0 1 4:3 3
8. Napoli 2 1 0 1 2:2 3
9. Udinese 2 1 0 1 2:2 3
10. Chievo 2 1 0 1 1:1 3
11. Cesena 2 1 0 1 1:3 3
12. Palermo 1 0 1 0 1:1 1
13. Verona 1 0 1 0 0:0 1
14. Cagliari 2 0 1 1 2:3 1
15. Genoa 2 0 1 1 1:2 1
16. Fiorentina 2 0 1 1 0:2 1
17. Torino 2 0 1 1 0:2 1
18. Sassuolo 2 0 1 1 1:8 1
19. Parma 1 0 0 1 0:1 0
20. Empoli 2 0 0 2 0:3 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat