Interi “shkeli” Sassuolon

Sporti

Interi “shkeli” Sassuolon

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2014 Në ora: 16:55

Skuadra e Interit tregoi lojë të shkëlqyeshme, duke e shkatërruar me rezultat 7:0 Sassuolon, në ndeshjen e javës së dytë të Serie A në futboll. Futbollistët e Interit ishin në formë të mirë sidomos sulmuesit nuk patën mëshirë për portën kundërshtare. Icardi në minutën e 7-të e nisi serinë e golvea, duke vazhduar Koavaçiç në minutën e 21-të dhe 2:0. Mbrojtja e Sassuolos nuk kishte forcë që të ndalë sulmin superiorë të skuadrës vendase. Icardi realizoi sërish në minutën e 30-të për rezultatin 3:0, kurse Osvaldo në atë të 43-të shtoi epërsinë në 4:0. Icardi kompleton het-trikun në minutën e 53-të dhe 5:0, ndërsa Osvaldo shënoi golin e dytë të tij dhe të epërsisë 6:0 në minutën e 72-të. Guarin realizoi për 7:0 në minutën e 74-të, kurse Berardio u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të dhe nga ky çast mysafirët mbeten pa një futbollist. Interi renditet në vend të tretë me 4 pikë, kurse Sassuolo i 18-ti me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat