Rrëzohet Marquez, Rossi triumfon në Misano

Sporti

Rrëzohet Marquez, Rossi triumfon në Misano

Më: 14 shtator 2014 Në ora: 16:25

Në podium bashkë me Rossin u ngjitën Lorenzo dhe Pedrosa, ndërsa Dovizzioso dhe Ianone e mbyllën garën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Një vit pas suksesit të tij të fundit, Valentino Rossi fiton sërish një garë të MoroGP, që është e 107 në karrierën e tij. E arrin pikërisht në Misano, ku mposht rivalitetin e Marc Marquez, që nuk shkon më shumë se vendi i 15 pasi u rrëzua thuasje në mes të garës. Në podium bashkë me Rossin u ngjitën Lorenzo dhe Pedrosa, ndërsa Dovizzioso dhe Ianone e mbyllën garën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Rossi dhe fansave të tij iu desh të prisnin gjatë për një fitore falë fenomenit Marquez, por gara e shtëpisë i sollit fat 35-vjecarit, që arrin më në fund ta mposhte rivalin spanjoll. Që në provat e së shtunës u kuptua që mund të ishte dita e doktorit, që u hodh menjëherë në sulm sapo nisi gara me disa parakalime të njëpasnjëshme. Lideri i renditjes si gjithmonë tregoi uri në këtë garë, por pak para gjysmës së garës, në momentin e frenimit në kthesë humbet kontrollin, duke i lënë rrugë të lirë Rossit. Nga ana tjetër Lorenzo pagoi zgjedhjen e një gome të fortë, gjë që nuk funksionoi, ndërsa Pedrosa nuk qe në gjendje në asnjë moment për të rivalizuar tre të parët. Në fund Honda arriti të siguronte vetëm një vend në podium me Pedrosën. Përsa i përket pjesës tjetër të pilotëve, Espargaro dhe Smith përfunduan në vendin e 6 dhe të 7, ndërsa 10-shja e parë u mbyll nga Bautista, Crutchlow dhe Hernandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat