Bunjaku e humbi penalltinë!

Sporti

Bunjaku e humbi penalltinë!

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2014 Në ora: 16:21


Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, ka qenë i pafat i cili e ka humbur penalltinë në minutën e 40-të kundër Vaduzit. Bunjaku me St. Gallenin si mysafir barazuan me rezultat 2:2 me Vaduzin, në ndeshjen e javës së tetë të elitës së futbollit zviceran. Muhamed Demiri, Ermir Lenjani dhe Bunjaku luajtën standardë, ky i fundit u ndërrua në minutën e 76-t, ndërsa Hekuran Kryeziu luajti titullar deri në minutën e 69-të për Vaduzin. Golat i realizuan: Grippo (27’) e Lang (57’) për vendasit dhe Tafer (19’) dhe Russo (62’) për St. Gallenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat