Rama zverdhet, Munich 1860 importon tre pikë

Sporti

Rama zverdhet, Munich 1860 importon tre pikë

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2014 Në ora: 16:03

Sulmuesi nga Kosova, Valdet Rama, me skuadrën e tij, Munich 1860, importuan tri pikë të mëdha. Ata si mysafir e mundën me rezultat 2:1 ekipin e St. Paulit, në ndeshjen e javës së pestë të Bundesligës II në futboll. Rama bëri lojë të mirë dhe me bashkëlojtarë iu gëzuan trepikëshit. Golat për Munich 1860 i realizuan: Leonado (21’-nga penalltia), Stark (45+2) dhe për vendasit: Verhoek (31). Rama u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 16-të dhe u zëvendësua në minutën e 77-të. Munich renditet në vend të 11-të me 5 pikë, kurse St. Pauli është i 16-ti me 4 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat