Xhaka ballëlart, Klopp krenar me Kagawan!

Sporti

Xhaka ballëlart, Klopp krenar me Kagawan!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shtator 2014 Në ora: 13:36

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri këtë herë qëndrojë në bankën e Bayernit nga Munihu. Bavarezët si vendas shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Stuttgartit, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligës I në futboll. Golat për Bayernin i realizuan Gotze në minutën e 27-të dhe Ribery në atë të 85-të. Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, luajti titullar për Moenchengladbach, e cila si vendas e demoloi me rezultat 4:1 Schalke 04. Xhaka me shokë bënë paraqitje fenomenale dhe arkëtuan tre pikë të rëndësishme. Golat i shënuan: Hahn (17’ e 50’), Kruse (56’) e Raffael (79’) dhe për mysafirët: Choupo-Moting (52’). Dortmundi ashtu seç pritej edhe e gjunjëzoi me rezultat bindës 3:1 Freiburgun. Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, u paraqit standard deri në minutën e 42-të për Freiburgun, por ka qenë shumë vështirë që të nxjerrin pikë. Për Dortmundin shënuan: Ramos (34’), Kagawa (41’) e Aubameyang (78’) dhe për Freiburgun:Sorg (90’). Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka lavdëruar paraqitjen e te rikthyerit në skuadër, Shinji Kagawa. “Sinqerisht nuk ishte e lehtë për Shinji, por ai është një djalë punëtor dhe jep maksimumin nga vetja. Ai luajti me lojtarë që s’ka luajtur më parë, por ia doli shumë mirë. E njoh atë pasi që është rritur këtu, dhe do na ndihmojë shumë të bëjmë sa më mirë këtë edicion”, tha Klopp.

Liga e Gjermanisë

M.gladbach - Schalke 4:1 (1:0)
Dortmund - Freiburg 3:1 (2:0)
Hertha BSC - Mainz 1:3 (0:1)
Hoffenheim - Wolfsburg 1:1 (0:0)
Bayern - Stuttgart 2:0 (1:0)
Paderborn - Köln 0:0 (0:0)
Leverkusen - Werder 3:3 (1:1)

Tabela
1. Leverkusen 3 2 1 0 9:5 7
2. Bayern 3 2 1 0 5:2 7
3. Dortmund 3 2 0 1 6:5 6
4. Moenchengla. 3 1 2 0 5:2 5
5. Paderborn 3 1 2 0 5:2 5
6. Mainz 3 1 2 0 5:3 5
7. Hoffenheim 3 1 2 0 4:2 5
8. Köln 3 1 2 0 2:0 5
9. Eintracht 2 1 1 0 3:2 4
10. Hannover 2 1 1 0 2:1 4
11. Werder 3 0 3 0 6:6 3
12. Wolfsburg 3 0 2 1 4:5 2
13. Freiburg 3 0 1 2 1:4 1
14. Hamburger 2 0 1 1 0:3 1
15. Hertha Berlin 3 0 1 2 5:9 1
16. Schalke 3 0 1 2 3:7 1
17. VfB Stuttgart 3 0 1 2 1:5 1
18. Augsburg 2 0 0 2 2:5 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat