Një pikë në Portugali vlen 5 mijë euro

Sporti

Një pikë në Portugali vlen 5 mijë euro

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 20:58

Një pikë në ndeshjen e parë eliminatore ndaj Portugalisë vlen 5 mijë euro shpërblim për secilin nga lojtarët e Kombëtares shqiptare.
Burime të rezervuara pranë drejtuesve të FSHF-së kanë treguar për PS se po projektohet një premio e majme në rast rezultati pozitiv në transfertën e 7 shtatorit.
Takimi Portugali- Shqipëri do të zhvillohet në stadiumin “Municipal de Aveiro”, në një kohë që kuqezinjtë e De Biazit do të kenë edhe një motivim ekstra.

Në rast të një fitoreje, gjasat janë që FSHF të shpërndajë 10 mijë euro shpërblim për kokë. Në fakt, shuma standarde e premiove gjatë një edicioni është 5 mijë euro për fitoret dhe 3 mijë euro për barazimet sa u përket transfertave.

Ndërsa për ndeshjet në shtëpi, FSHF jep 1 mijë euro për barazimet dhe 3 mijë euro për fitoret. Gjithsesi, duke parë që Shqipëria ka përballë një Kombëtare të një niveli të lartë si Portugalia, drejtuesit e institucionit të futbollit kanë menduar të rrisin shpërblimin, qoftë edhe për një barazim të mundshëm.

Për herë të fundit në një ndeshje në transfertë kundër luzitanëve, kuqezinjtë kanë marrë një pikë, pikërisht në barazimin historik pa gola më 15 tetor të vitit 2008 në Braga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat