IHF TROPHY vitin e ardhshëm organizohet në Kosovë?

Sporti

IHF TROPHY vitin e ardhshëm organizohet në Kosovë?

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 19:52

Përfundojë punimet Mbledhja e dytë mbi zhvillimin e hendbollit, zhvillimet emergjente ne federata, e cila u kryesua nga njeriu i parë i hendbollit botërorë dr Hassan Moustafa, në te cilën pjesëmarrës ishte edhe Eugen Saraçini president i FHK-së krahas edhe 20 presidentëve të federatave tjera evropiane. Gjatë kësaj seance përveç diskutimeve lidhur me përmbushjen e objektivave të kaluara dyvjeçare nga secila federatë, në këtë mbledhje u diskutuan edhe shumë modalitete tjera për ndihmë federatave ma pakë apo në zhvillim në periudhën e ardhshme dyvjeçare . E veçanta është se Kosova përveç donacioneve të limituara ne disa projekte do te përfiton si duket edhe një event të madh të hendbollit, organizimin e IHF TROPHY, i cili organizohet në të gjitha kontinentet, ndërsa FHK-ja nëpërmjet presidentit Saraçini aplikojë për të organizuar këtë “mini evropian” sepse marrin pjesë 16 shtete nga Evropa. Në garë për organizim janë edhe Gjeorgjia dhe Izraeli, mirëpo gjasat shumë të mëdha i ka Kosova të jetë nikoqire e këtij Trofeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat