Pep Guardiola ka kritikuar stilin i cili e bëri atë të famshëm: Tiki-taka
Trajneri spanjoll, Pep Guardiola, ka dhënë një deklaratë interesante rreth stilit të lojës tika-taka.
Në autobiografinë e tij, të publikuar nga Marca, ai e quan këtë stil si një bërllok dhe të pavlerë.
“E urrej të pasohet topi si tiki-taka. Është bërllok, nuk shërben për asgjë”, tha ndër të tjera Guardiola.
Ndryshe, ky i fundit njihet si një nga zhvilluesit më të mëdhenj të këtij stili të lojës, i cili pati sukses të madh te Barcelona.