Schweinsteiger, kapiten i ri i kombëtares së Gjermanisë

Sporti

Schweinsteiger, kapiten i ri i kombëtares së Gjermanisë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 14:21

Bastian Schweinsteiger zgjidhet kapiteni i ri i Gjermanisë. Mesfushori i Bayernit trashëgon kështu shiritin e kapitenit që u la i lirë nga Philipp Lahm pasi ky i fundit pas përfundimit të Kampionatit Botërorit - Brazil 2014 vendosi t’i japë lamtumirën përfaqësueses së Pancerave. Shvajni tashmë 30-vjeçar ka luajtur në total 108 ndeshje me përfaqësuesen kampione Bote gjatë të cilave ka shënuar edhe 23 gola. Në Botërorin e fundit, Schweinsteiger ishte zëvendëskapiteni “Die Manschaft”. Ishte vetë trajneri i përfaqësueses së Pancerave, Joachim Low në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kësaj të mërkure me Argjentinën, ai që bëri të ditur vendimin se do të jetë pikërisht Shvajni kapiteni i ri i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat