Gashi anëtar i ri i FBK-së!

Sporti

Gashi anëtar i ri i FBK-së!

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 13:21

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Ksoovës, Erolld Belegu ka emëruar Art Gashin si anëtar të bordit të FBK-së, në bazë të të drejtës së tij statutare. Me emërimin e Gashit bordi i FBK-së tani numëron 12 anëtarë, kurse një vend është i zbraztë dhe do të plotësohet në kuvendin e ardhshëm të punës së FBK-së. “Ju informoj se në bazë të kompetencave të mija statutore, e pas pranimit te ftesës sime, kam emeruar z.Art Gashin, kryetarin e KB Peja, anëtar të ri të bordit të FBK-së. Besoj se ardhja e Artit në bord do të fuqizojë edhe më shumë punën tonë në zhvillimin e basketbollit në vendin tonë”, thuhet ne deklararën e Presidentit të FBK-së, Erolld Belegut me rastin e emërimit të Gashit në bord. Art Gashi është kryetar i KB Peja që nga viti 2011, thuhet në njoftimin e federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat