Ramos: Spanja do ta rigjejë mentalitetin fitues!

Sporti

Ramos: Spanja do ta rigjejë mentalitetin fitues!

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 13:13

Kombëtarja e Spanjës përgatitet për ndeshjen e parë zyrtare të kualifikimeve për Euro 2016, e cila zhvillohet me 8 shtator (grupi C) kundër Maqedonisë. Spanja, kampion në fuqi e Evropës, ka pasur një aventurë të zezë në Kampionatin Botëror – “Brazili 2014” pretendon të jetë në nivel më të lartë për takimin zyrtar të 8 shtatorit dhe me 4 shtator ku takohen në miqësore me Francën. Futbollisti Sergio Ramos beson se do të jetë një Spanjë edhe më energjike në ndeshjet e ndryshme qoftë miqësore qoftë zyrtare. “Me ndryshimet e shumta që janë bërë së fundmi unë nuk mendoj se skuadra ka ndryshuar totalisht imazh. Kjo kombëtare ka pasur gjithmonë identitetin e saj dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë as me mbërritjen e disa futbollistëve të rinj. Ne garda e vjetër do të mundohemi ti ndihmojmë të gjithë lojtarët që janë afruar në skuadër në mënyrë që ata të adaptohen sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i bindur se Spanja do ta rigjejë mentalitetin e saj fitues”, tha Ramos. Mbrojtësi spanjoll komentoi edhe pensionimin nga kombëtarja e dy mesfushorëve, si: Xavi Hernandez dhe Xabi Alonso.“Si Xavi edhe Alonso kanë qenë shumë të rëndësishëm për këtë skuadër. Ata kanë pasur një rol thelbësor që kjo përfaqësuese ka arritur aq shumë suksese në vitet e fundit. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë që në kombëtare po hyn një gjeneratë e re me lojtarë cilësorë që mund ta ndihmojnë jashtëzakonisht shumë Spanjën në të ardhmen”, tha Ramos. Me 4 shtator, në orën 21.00 takohen Franca-Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat