Fiton Murray, tash ndeshet me Gjokoviqin!

Sporti

Fiton Murray, tash ndeshet me Gjokoviqin!

Nga: K.G. Më: 2 shtator 2014 Në ora: 11:05

Tenisti britanik, Andy Murray, bëri lojë të shkëlqyeshme dhe i dha leksion francezit, Jo-Wilfried Tsonga, duke e mundur me rezultat maksimal 3:0 (në sete 7:5, 7.5, 6:4), në të tetën e finales së US Open në tenis. Murray ishte më i përqendruar në tre sete, ndonëse edhe francezi herë-herë e futi në presion britanikun, por jo edhe ta mposhtë. Dy setet e para Murray i fitoi në tai-brek me 7:5, ndërsa në të tretin qe më bindës, duke triumfuar me 6:4 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0. Murray në çerekfinale do të ballafaqohet me serbin Novak Gjokoviq, e cila është një finale para finales! Murray shpreson se do të kalojë edhe këtë pengesë të ashtuquajtur Gjokoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat