Amerikanët janë fuqi e madhe

Sporti

Amerikanët janë fuqi e madhe

Nga: K.G. Më: 1 shtator 2014 Në ora: 15:24


Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është superfuqi për të gjitha kombëtaret në Kampionatin Botëror në basketboll, që po mbahet në Spanjë. Ata i dhanë leksion Turqisë, duke e demoluar me rezultat 98:77, në ndeshjen e dytë të grupit C. Amerikanët kryesojnë renditjen me 4 pikë dhe janë favoritë të mëdhenj për të fituar botërorin. Basketbollistët Faried me 22 pikë, pastaj Davis me 19, Harden me 14 , Irving me 13 pikë etj. ishin edhe protagonistët e fitores së dytë më radhë. Turqia nuk kishte fuqi që të shtyhet me gjigantët botëror dhe u desh të pajtohet me një debakël të tillë. Akyol me 12 pikë ishte më efikasi në radhët e kombëtares turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat