Kroacia shokohet nga Senegali

Sporti

Kroacia shokohet nga Senegali

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2014 Në ora: 15:17

Kombëtarja e Senegalit befasoi me lojë superiore dhe e mundi Kroacinë, me rezultat 75:73, në takimin e tretë të grupit B në Kampionatin Botëror në basketboll, që mbahet në Spanjë. Kroatët ishin favoritët por diçka nuk iu shkoi me ekipin senegalez dhe pësuan humbje me dy pikë dallim. Për senegalezët është fitorja e dytë, ndërsa për Kroacinë humbja e parë. Basketbollisti Dieng me 27 pikë, ishte alfa dhe omega e skuadrës. Ai ishte edhe motor i kombëtares së tij, duke ia siguruar edhe një fitore shumë më rëndësi ekipit të tij, ndërsa te kroatët u dallua Bogdanoviç e Shariq me nga 15 pikë të mbledhura. Senegali dhe Kroacia kryesojnë me nga pesë pikë në grup. Kroacia shokohet nga kjo humbje, sepse kanë llogaritur në fitoren e tretë radhazi, por kështu nuk iu doli në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat