Shaqiri me shokë zbarkon në Zvicër

Sporti

Shaqiri me shokë zbarkon në Zvicër

Nga: K.Goca Më: 1 shtator 2014 Në ora: 14:40

Futbollistët shqiptar, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami, me kombëtaren e Zvicrës do të përgatiten për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016, kundër Anglisë. Përzgjedhësi zviceran, Vladimir Petkoviq, do të mbajë disa seanca stërvitore dhe të shoh formën e secilit futbollistë. Me 8 shtator, në stadiumin “St Jakob-Park” të Baselit, Zvicra ballafaqohet me Anglinë, në kuadër të grupit E të kualifikimeve për Euro 2016. Gjatë ditëve të ardhshme, Zvicra do të përgatitet intensivisht për ndeshjen me Anglinë. Në kombëtare janë parë fytyra të reja, si: Silvan Widmer (21), Loris Benito (22) dhe Marwin Hitz (26) , përveç Pajtim Kasamit (22) dhe Fabian Frei (25), dy lojtarë që iu janë rikthyer në kombëtare. Yann Sommer (25), Roman Burki (23) dhe Admir Mehmedi (23), do t’i bashkohen ekipit brenda 24 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat