Falcao në Manchester Utd

Sporti

Falcao në Manchester Utd

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 12:48

Skuadra e Manchester Utd nuk e ka filluar mirë edicionin e ri në Premier League. Në tri ndeshje vetëm dy barazime dhe një humbje janë shqetësuese për drejtuesit e klubit. Pas angazhimit të anësorit argjentinas Angel Di Maria, tashmë do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe sulmuesi kolumbian Radamel Falcao. “Djajtë e Kuq” e kanë huazuar për një vit futbollistin, raporton Goal.com. Falcao është nisur nga Nice me aeroplan privat në Manchester, aty ku do t'i kaloj testet mjekësore dhe do të luaj përkrah Robin van Persit. Megjithatë, huazimi i tij nuk është si të zakonshmit. United do t'i paguaj afër 9 milionë euro Monacos pas vetëm një viti. Me Falcaon Manchester Utd do të jetë edhe ë i kompletuar dhe që do të luftojnë për kreun e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat