US Open, fitore për Federer, Berdych e Monfils

Sporti

US Open, fitore për Federer, Berdych e Monfils

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 09:20

Tenisti zviceran humbi setin e parë 4-6, por u përgjigj në tre të tjerët me rezultat të ngjashëm 6-1.

Shiu i erdhi në ndihmë Roger Federerit në U.S Open, me zviceranin që falë ndërprerjes arriti të përmbysë rezultatin ndaj spanjollit Marcel Granollers duke fituar 3-1 me sete. Tenisti zviceran humbi setin e parë 4-6, por u përgjigj në tre të tjerët me rezultat të ngjashëm 6-1, ku match point të ndeshjes e realizoi madje me një game me break, teksa i theu shërbimin kundërshtarit duke siguruar një vend në raundin e katërt të turneut Slam.

Nuk hasi probleme Tomas Berdych për të mundur numrin 62 të botës, rusin Teymuraz Gabashvili. Tenisti çek e mbylli shpejt e shpejt ndeshjen e tij me shifrat 6-3, 6-2, 6-4. Gael Monfils fitoi në derbin francez me Richard Gasquets teksa triumfoi 3-0 me sete, 6-4, 6-2, 6-2. Kroati Marin Cilic, pati gjithashtu nevojë për katër sete për të mundur 3-1 afrikano-jugorin Kevin Anderson ndërsa surprizën e ditës e dhuroi David Ferrer. Raketa numër katër e botës humbi 3-1 me sete me francezin Gilles Simon, që fitoi setin e parë 6-3, përpara se Ferrer të barazonte rezultatin me shifra të ngjashme. Në dy setet e fundit, tenisti francez ishte i papërmbajtshëm duke fituar 6-1, 6-3 e duke siguruar kalimin në raundin tjetër.

Në kategorinë e femrave, fituesja e French Open, Maria Sharapova u nxor jashtë nga Caroline Wozniacki. Tenistja daneze fitoi setin e parë 6-4, ndërsa rusja u përgjigj në të dytin 6-2, përpara se po 6-2 të dorëzohej në setin e fundit ku Wozniacki mori plot dy game me break duke siguruar kalimin më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat