Blerim Xhemaili në Galatasaray!

Sporti

Blerim Xhemaili në Galatasaray!

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2014 Në ora: 17:58

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, nuk shkon në Milan por në ekipin e mirënjohur Galatasaray nga Stambolli, raporton tabloidi zviceran, Blick. Xhemaili së fundi luajti për Napolin dhe tashmë firmosi për tre vjet për ekipin turk, e cila udhëhiqet nga trajneri Cesare Prandelli, ish-përzgjedhësi i kombëtares italiane. Xhemaili për 4 milionë euro nga Napoli transferohet në Galatasaray. Futbollisti 28-vjeçar nënshkroi një kontratë trevjeçare, ku do të luajë së bashku me holandezin Wesley Sneijder. Xhemaili është anëtar i kombëtares së Zvicrës, i cili është tubuar në kombëtare kundër Anglisë, e cila luhet me 8 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat