Edhe një gol i bukur i Kasamit për Olympiakosin

Sporti

Edhe një gol i bukur i Kasamit për Olympiakosin

Nga: K.Goca Më: 31 gusht 2014 Në ora: 12:28

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Pajtim Kasami, vazhdon shkëlqimin në kampionatin grek. Ai realizoi gol të bukur për Olympiakosin, e cila si mysafir barazoi me rezultat 1:1 me Panetolikosin, në ndeshjen e javës së dytë. Kasami është inkuadruar në lojë në minutën e 46-të në vend të Dossevit dhe pas një minute ka ndëshkuar vendasit. Një veprim i shkëlqyer i kampionit, Kasami nga rreth 9-10 metra (gati te pika e penalltisë) shkundi pjesën e epërme të vendasve dhe 0:1, ndërsa rezultati u barazua 1:1 në minutën e 79-të përmes Kousas. Ky ishte goli i dytë për Kasamin për dy ndeshje, kurse Olympiakos ka tubuar 4 pikë dhe është kandidati kryesor për titull. Kasami është ftuar edhe në kombëtaren e Zvicrës për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016, kundër Anglisë, e cila luhet me 8 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat